11:15 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Ronaldo barazoi rekordin e Ali Daei, por i duhen edhe 77 tjera për ta tejkaluar një futbolliste grua

Cristiano Ronaldo mbrëmë në ndeshjen kundër Francës shënoi dy gola nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy gola që e fut yllin e Juventusit në histori të futbollit ndërkombëtar, shkruan IndeksOnline

Ai ka barazuar me gola lojtarin nga Irani, Ali Daei. Të dy kanë nga 109 gola për ekipet kombëtare.

Por, Ronaldos i duhen edhe 77 gola të tjerë, për ta barazuar një futbolliste grua.

Bëhet fjalë për Christine Sinclair – që ka shënuar 186 gola për Kombëtaren e Kanadasë.

A do ta arrij këtë rekord Ronaldo? Mbetët të shihet në vitet në vijim. Kujtojmë që CR7 tani është 36-vjeçar./IndeksOnline/