Ronaldo bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në Ligë të Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka tejkaluar Iker Casillas si lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Ligës së Kampionëve, kur luajti kundër Villarrealit të mërkurën mbrëma.
Portugezi zhvilloi ndeshjen e 178-të në garë, me tre klube të ndryshme: Real Madridin, Juventusin dhe Unitedin.
Ai bëri debutimin e tij në ligë më 2003, duke luajtur me Djajtë e Kuq në një humbje zhgënjyese në Stuttgart, shkruan 90Min.
Që atëherë ai ka ngritur trofeun e famshëm pesë herë, duke fituar më 2008 me United dhe më 2014, 2016, 2017 dhe 2018 me Realin.
Ai tani tejkalon Casillas me 177, Lionel Messin me 151, Xavin me 151 dhe Raulin me 142.