75 Mall Live Search
19:44 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo bëhet romantik, dedikim dashurie për Georginën

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez kanë filluar pushimet romantike.

Si destinacion të radhës, dyshja e njohur kanë përzgjedhur Dubain nga ku edhe kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale.

Një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, përveç në fushë ka treguar se është i mirë edhe kur është në pyetje shprehjen e dashurisë.

Ronaldo përmes një fotografi të publikuar në Instagram bëri edhe një dedikimi për partneren e tij.

“Ti gjithmonë më bën të ndihem shumë i veçantë”, ka shkruar portugezi sipër imazhit.

Ndryshe, Ronaldo është baba i katër fëmijëve, dy nga të cilët i ka me partneren aktuale./Indeksonline/