09:57 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Ronaldo bën bashkë kundërshtarët, Joshua dhe Ngannou takohen me lojtarin e Al Nassr

Të premtën do të jetë një mbrëmje speciale e boksit në shtetin e Arabisë Saudite, pasi Anthony Joshua do të rrahet me Francis Ngannou.

Një foto po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet lojtari i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo dhe boksierët: Joshua, Fury dhe Ngannou, shkruan Indeksonline

Në një foto, Ronaldo i bëri bashkë kundërshtarët që do të rrahen të premtën në mbrëmje në në “Kindom Arena” në Riyadh.

Kujtojmë që meçi i parë i Ngannous si boksier profesionist ishte ndaj Tyson Furyt në muajin tetor të vitit të kaluar ndaj Tyson Furyt, të cilën e humbi pas vendimit të gjyqtarëve./Indeksonline/