75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 23 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ronaldo bën historinë në fushë, Georgina merr tër vëmendjen në tribunë

Georgina Rodriguez ka udhëtuar drejt Dortmundit për të parë të dashurin e saj, Cristiano Ronaldon, teksa shkruan historinë! Partnerja e CR7, me të cilën ka dy vajza, ishte në tribunat në stadiumin e Dortmundit dhe ndoqi ndeshjen e madhe të Portugalisë kundër Turqisë për Euro 2024.

Asaj iu bashkua djali i madh i Cristiano-s, Cristiano Ronaldo Jr.

E teksa vëmendja e të gjithëve ishte te Ronaldo në fushë, Georgina “u sigurua” që të kishte pas vetes jo pak paparacë të cilët e ndoqën atë gjatë gjithë ndeshjes. Bukuroshja ishte e veshur me të zeza dhe ka qëndruar edhe me syze.