18:50 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Ronaldo: Bota i dha lamtumirën një gjeniu të përjetshëm

Pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka reaguar edhe pesë herë fituesi i topit të artë, Cristiano Ronaldo.

“Sot i dhashë lamtumirën një miku dhe bota lamtumirën një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. RIP,  kurrë nuk do të harrohesh”ka shkruar Rondaldo.