Ronaldo: Çmimet individuale nuk janë të rëndësishme, dua titullin me Al Nassr
Ylli portugez i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, ka treguar edhe një herë vendosmërinë e tij për të ndihmuar skuadrën saudite të arrijë objektivat këtë sezon.
Kapiteni i Al Nassr, e ka nisur mirë sezonin aktual, duke shënuar tetë gola në shtatë ndeshje, por ai theksoi se për të, suksesi i ekipit është shumë më i rëndësishëm sesa arritjet personale, shkruan IndeksOnline.
“Çmimet individuale nuk janë të rëndësishme për mua. Dua të fitoj titullin e Ligës Saudite me Al Nassr,”, deklaroi Ronaldo.
40-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit saudit, duke shënuar gola vendimtarë dhe duke udhëhequr skuadrën drejt kreut të renditjes. Megjithatë, Ronaldo u shpreh se fokusi i tij mbetet gjithmonë te suksesi kolektiv.
“Jam këtu për të ndihmuar skuadrën. Kemi një grup të fortë dhe besoj se mund të arrijmë diçka të madhe këtë sezon,” – shtoi ai.
Al Nassr aktualisht po lufton ngushtë për kreun e Saudi Pro League, ndërsa Ronaldo mbetet figura qendrore e ekipit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj./IndeksOnline/

