75 Mall Live Search
18:58 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Ronaldo dëshiron këtë lojtarë të Real Madridit në Juventus

Gjatë ditës së sotme mediat spanjolle lajmëruan që kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos i ka ftohur marrëdhëniet me klubin dhe po mendon largimin pas 15 viteve karrierë.

Sipas raportimeve, ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo e dëshiron mbrojtësin spanjoll në Itali, transmeton Indeksonline.

Drejtori i Juventus, Paratici është duke shikuar një mbrojtës që të zëvendësoj Barzaglin.

Ramos është njëri nga profilet që ‘Zonja e Vjetër’ e ka studiuar dhe po ashtu miqësia e tij me CR7 mund të jetë shtysë që ai të transferohet në Itali.

Në ditët e ardhshme mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë lëvizje rreth kësaj./Indeksonline/