Ronaldo dëshiron të largohet, por askush nuk po e dëshiron pesë herë Topin e Artë!

Manchester United aktualisht është në një turne të madh në Azinë Juglindore dhe Australi. Por një futbollist mungon. I munguari i madh quhet Cristiano Ronaldo. Portugezi nuk ka udhëtuar fare me arsyetimin e dhënë për probleme familjare.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, është në kontakt me shumë klube të mëdha evropiane. Por deri më tani nuk mund të ketë gjetur blerës për të. Mendes thuhet se ka marrë një refuzim nga Paris Saint-Germain, është takuar me pronarin e ri të Chelsea, Todd Boehly i cili poashtu nuk ka shprehur interes për CR7.
Agjenti i tij ka biseduar edhe me skuadra italiane, të cilat poashtu nuk kanë treguar interesim të madh për të.

Kur FC Bayern u shfaq shkurtimisht si një kandidat i supozuar, drejtuesit e Bayernit e mohuan menjëherë atë.
Tani rivali kryesor i Real Madridit, Atlético Madrid, është futur në garë. Por, edhe këtë herë interesi nuk duket aq serioz.
Erik ten Hag nuk ka dyshime se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Manchester United sezonin e ardhshëm. Por, kjo mund të jetë vetëm deklaratë për media ngase lojtari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje parasezonale me Man United./Indeksonline/