Ronaldo dhe familja e tij po mbrohen nga vëllezërit binjakë që ishin pjesë e forcave speciale në Afganistan

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po ruhen nga dy vëllezër binjakë që kanë shërbyer si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan.
Vëllezërit u panë me sulmuesin e Manchester United ndërsa ai përgatitej të udhëtonte në Zvicër në shtator. Ata u panë edhe në fillim të këtij muaji në festën e ditëlindjes, ku partnerja e Cristianos, Georgina Rodriguez, e kishte organizuar për vajzën e tyre Alana Martina, transmeton Indeksonline.

Revista portugeze e famshme ‘Flash’ tha se binjakët, ishin punësuar nga Cristiano, sepse donte ta rritej sigurinë kohët e fundit, pasi u paralajmërua se mund të kthehej në “magnet” për bandat kriminale.

Në të kaluarën, Cristiano ka qenë i mbrojtur nga një ish-luftëtar i MMA dhe një ish-parashutist elitar./Indeksonline/
