Ronaldo dhe Georgina janë martuar?

Një frazë e Cristiano Ronaldos ka mjaftuar për t’i hapur rrugë shumë thashethemeve rreth jetës private të yllit portugez. Ai mori dy çmime në 2024 Globe Soccer Awards në Dubai, ku shoqërohej nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.
Ndërsa mori çmimin e dytë, atë të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, lojtari 39-vjeçar iu drejtua Georgines si “gruaja ime” ndërsa po falënderonte për çmimin.
“Është një kënaqësi e madhe të fitoj këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime është këtu. Ajo është mbështetja ime që të vazhdoj të luaj. Për një muaj do të mbush 40 vite, por nuk kam mbaruar ende”, tha portugezi.
Ronaldo dhe Georgina janë bashkë që nga viti 2016, ndërsa kanë edhe dy fëmijë bashkë. Por kjo është një nga herët e rralla që ai i drejtohet si “gruaja” partneres së tij. Edhe në gusht, në një video në YouTube ai i drejtohej në të njëjtën mënyrë, ndërsa dukej sikur të dy mbanin unaza martesore.
Megjithatë, çifti nuk e ka bërë kurrë publik faktin nëse janë celebruar apo jo.