Ronaldo dhe Georgina zhvendosen në vile të re në Riad, vlera e saj rreth 14 milionë euro

Cristiano Ronaldo e zgjati kontratën e tij me Al Nassr deri në vitin 2027. Me pagën dhe bonuset e tij të ndryshme, ai do të fitojë rreth gjysmë miliardi euro.
Përveç kësaj, ai mori një avion privat, 16 persona që do të punojnë për të, 15 përqind të pronësisë në klub dhe do të jetë ambasador për Kupën e Botës në vitin 2036, raporton IndeksOnline.
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez u zhvendosën së fundmi në një vilë të re dhe mbresëlënëse me pesë fëmijët e tyre. Vila gjendet në zonën me prestigjoze të Riadit.

Kjo zonë banimi njihet për paqen, sigurinë dhe stilin e saj të theksuar perëndimor të jetesës, duke e bërë atë një mjedis ideal për një familje. /IndeksOnline/




