Ronaldo dhe Mandzukic nuk i ndalin të qeshurat gjatë prezantimit
Më herët sot në Kinë, Juventusi zbuloi fanellat e tyre të dyta për sezonin 2019/20 me një prezantim të madh, duke paraqitur disa lojtarë të Bianconerëve. Fanella e re është kryesisht e bardhë edhe pse sponsorët, si dhe emblema e klubit, kanë një ngjyrë të re të kuqe, shkruan CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.
Gjatë prezantimit, Mandzukic dhe Ronaldo u përpoqën të mbajnë prapa të qeshurat, siç mund ta shihni në videon më poshtë. Arsyeja pas buzëqeshjeve të tyre mbetet e panjohur, edhe pse ata me siguri patën një kohë të mirë.
Ditë më parë u shpërnda një video ku shihet Ronaldo duke e sulmuar në shaka rojën e sigurimit dhe duke qeshur më pas me bashkëlojtarët. Me sa duket, portugezi është mjaft në humor të mirë teksa hyjmë në fazën e fundit përgatitore para sezonit të ri./Indeksonline/