09:03 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / C E

Ronaldo dhe Messi mund të luajnë bashkë, te Barcelona

Paga e lartë e Cristiano Ronaldos duket e papërballueshme për financat e Juventusit në këtë kohë kur klubet evropiane janë prekur nga kriza e koronavirusit.

Zonja e Vjetër kërkon ta largoj nga skuadra portugezin, por duhet të gjej një skuadër tjetër që mund të përballoj pagën e tij të lartë dhe koston e transferimit.

Sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague drejtuesit e Juventusit kanë kontaktuar Barcelonën për t’i pyetur nëse dëshirojnë pesë herë futbollistin më të mirë në botë.

Kjo është ndoshta mundësia e fundit që dy futbollistët më të mirë në Botë të bëhen bashkë me një fanellë.

Messi dhe Ronaldo së bashku kanë 11 Topa të Artë. /IndeksOnline/