Ronaldo dhe Ten Hag shkojnë në takim, po përballën sy më sy

Cristiano Ronaldo dhe trajneri Ten Hag kanë arritur në Carrington për të biseduar sy më sy.
Sulmuesi portugez do të bisedojë me trajnerin për problemet që kanë në mes vete, që bënë që Ronaldo të mos ftohet për ndeshjen me Chelsean.

Ronaldo është stërvitur i vetëm që pas ndeshjes me Tottenhamin kur refuzoi të inkuadrohet në pesë minutat e fundit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është i kënaqur aspak në Manchester dhe mund të largohet që në janar. /IndeksOnline/