10:25 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo do ta luaj ‘El Clasicon’ me shqetësime

Përkundër lajmit që është i gatshëm, Ronaldo thuhet se ka ende dhimbje pas lëndimit që ka pasur në finale të Kupës së Botës për Klube.

Ronado ka shqetësime në këmbën e tij të djathtë pas ndërhyrjes së ashpër të qendërmbrojtësit Geromel.

Sulmuesi portugez ” nuk do të jetë 100% për El Clasico ” raporton gazeta ‘El Partidazo de COPE’ .

Këtë të enjtë, CR7 humbi punën në grup në sesion përgaditor të Real Madridit për të tretën ditë rresht.

Ronaldo pritet që sot t’i bashkohet dinamikës së grupit nga ora 11:00 në trajnimin e fundit në prag të ‘El Clasicos’ . /IndeksOnline/