15:51 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ronaldo do të lutet që Messi të mos shënojë sot, ja arsyeja

Sonte do të luhet ndeshjes mes Granadës dhe Barcelonës në kuadër të javës së pestë të La Ligës.

Në këtë ndeshje pritet të jetë startues, Messi. Ai do të rikthehet në formacion pas një mungese të gjatë.

Por, nëse Messi shënon sonte, atëherë do të barazonte Ronaldon në një statistikë.

Ronaldo ka 420 gola gjithsej në të gjitha klubet që ka luajtur, ndërsa Messi 419 gola me klub.

Nëse Messi shënon dy gola mund ta tejkalojë Ronaldon, shkruan Indeksonline.

Argjentinasi këto gola i ka arritur në 452 ndeshjes, kurse Ronaldo në 547./Indeksonline/