11:14 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Ronaldo e Dybala lënë nam, puthen pas golit të shënuar

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Parmës.

Te goli i dytë, portugezi u shërbye nga Paolo Dybala që bëri një asistim perfekt në zonë.

Më shumë se goli i shënuar, vëmendje mori festa e dy yjeve të Juves, shkruan Indeksonline.

Ata shkëmbyen puthje në mes vete derisa po vraponin për të festuar te tifozët.

Këto pamje janë komentuar shumë, duke lënë në hije fitoren e madhe të Zonjës së Vjetër. /IndeksOnline/