Ronaldo e falënderon të dashurën e tij për surprizën, që i bëri për ditëlindje

Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të njohur të të gjitha kohëve në futboll.
Ylli portugez po kalon në një formë të mirë në fushën e blertë, duke mos u ndalur së shënuari gola, shkruan Indeksonline.
Dje ai festoi ditëlindjen e 35-të, duke vazhduar të jetë aktiv në futboll dhe duke mahnitur të gjithë me fizikun e tij në formën më të mirë.
Me rastin e ditëlindjes, ai mori urime të shumta nga familjarë, miq e fansa të tij.

Nuk kishte se si të mungonte as urimi i së dashurës së tij, modeles Georgina Rodriguez, e cila e surprizoi atë me një ëmbëlsirë ku shkruhej “CR7”.
“Është koha ta festojmë ditëlindjen time. Faleminderit dashuria ime për këtë surprizë të këndshme”, ka shkruar Ronaldo në fotografinë që ka publikuar, e ku shihet përkrah së dashurës dhe djalit të tij. /Indeksonline/
