75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo e ftoi de Ligtin te Juventusi

Portugalia triumfoi në Ligën e Kombeve pasi në finale mposhti Holandën me rezultat minimal 1-0.

Para se të ndaheshin çmimet, një bisedë e shkurtër në mes të Ronaldos dhe De Ligt ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ylli portugez i ka kërkuar mbrojtësit të Ajax që t’i bashkohet te Juventusi.

Ronaldo mund të shihet duke biseduar me De Ligtin dhe u zbulua pas ndeshjes se ai ishte duke e pyetur nëse “dëshiron të vijë në Torino”.

Kur u pyet nga një gazetar nëse Ronaldo e kishte pyetur për Juventusin, De Ligt u përgjigj: “Po, ka një shans të mirë që e ka pyetur. Unë kam qenë pak i tronditur në lidhje me të, kështu që nuk thashë asgjë në të”. /IndeksOnline/