75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 07 Shtator 2025 / Gj Sh

Ronaldo e kalon Messin me gola në kualifikueset e Botërorit

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë vendimtar edhe si 40 vjeçar.

Ai mbrëm shënoi dy gola për kombëtaren e Portugalisë, në fitoren 5-0 ndaj Armenisë, shkruan IndeksOnline.

Me këto dy gola, Ronaldo tashmë është pas një rekordi të ri.

Portugezi ka 37 gola në Kualifikueset e Botërorit, duke e kaluar Lionel Messin, i cili ka 36 gola të shënuara me Argjentinën.

Ronaldo tani është dy gola larg për të barazuar rekordit historik të të gjitha kohërave, të cilin e mban futbollisti i Guatemalas, Carlos Ruiz, me 39 gola të shënuara në Kualifikueset e Botërorit./IndeksOnline/