75 Mall Live Search
12:30 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ronaldo e krahason ndeshjen Juventus-Inter me ndeshjen Barcelona-Real Madrid

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur në lidhje me derbin italian në mes Juventusit dhe Interit e po ashtu edhe për humbjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo tregoi që janë të zemëruar me këtë humbje mirëpo ai beson se do ta kalojnë këtë fazë.

Ndërsa për ndeshjen Juventus-Inter Ronaldo tha që është ndeshje e ngjashme me atë Barcelona-Real Madrid.

Portugezi tregoi që mezi pret që të luaj në këtë ndeshje por është shprehur i dëshpruar që kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

“Mundohem të jap kontributin tim, duke ndihmuar skuadrën me gola dhe asistime. Unë nuk shoh një moment kritik, jam i bindur që sezoni ynë mund të jetë i shkëlqyeshëm  dhe se më e mira është akoma duke ardhur” tha futbollisti.

Ronaldo përveq tjerash u shpreh i lumtur që sipas tij luan për klubin më të mirë në itali dhe që shpreson se edhe këtë vit do të fitoj trofe me klubin italian./IndeksOnline/.