20:10 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo: E pyeta Perezin për Vinicius, por është e vështirë

Pasi e kompletoi blerjen e Real Valladolidit, Ronaldo Nazario ende nuk ka lënë gjurmë në tregun e transferimeve, megjithatë ai ka konfirmuar se ka kërkuar nga Florentino Perez për transferuar Vinicius Junior, edhe pse kjo vështirë se do të ndodhë.

Ronaldo kishte arritur në Madrid pas paraqitjeve impresive në Botërorin e vitit, 2002, dhe ai ishte ”Galacticos” origjinal i Perezit.

Tashmë, ai është bërë pronari i Real Valladolidit, me synimin për ta ngritur në majat e futbollit spanjoll, transmeton IndeksOnline.

Image result for vinicius junior

”Tashmë e kam pyetur Florentinon për Vinicius Junior, por është shumë e vështirë”, shpjegoi ai.

Kujtojmë se Vinicius erdhi te Real Madridi këtë vit nga kampionati brazilian, ku ishte impresiv në fushën e lojës.

Megjithatë, minutazhi i tij te Real Madridi ka qenë i kufizuar./IndeksOnline/