Ronaldo e quajti vetën më të mirin, Di Maria: Gjithmonë ka bërë kështu, por më i miri është…!

Angel Di Maria gjatë një interviste ka folur për deklaratën e famshme të Cristiano Ronaldos ditë më parë, ku tha se është “më i miri”.
Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës tha se Ronaldo gjithmonë ka bërë deklarata të tilla, shkruan Indeksonline
Por, sipas Di Marias më i miri është ai që ka fituar tetë Topa të Artë (Messi).
“Kam qenë me të katër vjet. Ai gjithmonë bën gjëra të tilla. Gjithmonë thoshte se është më i miri. Por, ai lindi në një kohë të gabuar, sepse dikush që lindi u prek me një shkop magjik.
“Realiteti tregohet me numra. Një (Messi) ka tetë Topa të Artë, kurse tjetri vetëm pesë (Ronaldo). Ky është një ndryshim i madh. Të jesh kampion i Kupës së Botës është një tjetër arsye, t’i kesh dy Copa America, një tjetër dallim”, u shpreh Di Maria
/Indeksonline/