15:08 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo e shiti trofeun “Topi i Artë” për bamirësi

Futbollisti i Real Madridit ka shitur një nga trofetë e çmuar të “Topi i Artë” për rreth 680 mijë euro.

Paratë e marr nga blerësi, i cili mësohet të jetë një afarist izraelit, kanë shkuar për organizatën bamirëse “Make-A-Wish”, e cila operon kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Trofeu i “Topi i Artë” konsiderohet si një nga çmimet më të mëdha, i cili i dedikohet lojtarit më të mirë të një sezoni në ligat përkatëse dhe garat ndërkombëtare.

Kujtojmë se portugezi deri më tani e ka fituar katër herë në karrierë këtë trofe, përkatësisht tre sosh me Real Madridin dhe një me Manchester Unitedin.

Vlen të theksohet se edhe për këtë vit është pretendent kryesor ndërsa është në garë me Neymarin dhe Lionel Messin.

Ky i fundit kujtojmë se e ka fituar pesë herë deri më tani “Balon d’or”, ku të gjitha herët e fitoi me fanellën e Barcelonës.

Ndryshe, Ronaldo aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Portugalisë për kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”. /Telegrafi/