75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / L A

Ronaldo feston sot ditëlindjen e 40-të

Sot është një ditë e veçantë për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, feston ditëlindjen e 40-të.

Ai ka lindur, më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira.

Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Tre trofe të Premier League, dy të La Liga-s, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës.

Po ashtu edhe me Kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.

Në aspektin individual, CR7, i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”.

Ai i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

Deri tashti, 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.

Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i “varin” këpucët, ai duket se është në top formë duke dominuar me paraqitjet e tij aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze.