Ronaldo flet pas ndeshjes: Kjo është puna ime
Juventusi bëri përmbysje të madhe në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Atleticon me rezultat 3-0.
Cristiano Ronaldo ishte protagonist i ndeshjes duke shënuar të tre golat, shkruan Indeksonline.
Ai ka thënë se kjo është puna e tij dhe është krenar për mentalitetin e skuadrës.
“Duhej të ishte një mbrëmje e veçantë dhe ashtu ka qenë, jo vetëm për golat, por edhe për skuadrën. Ky është mentaliteti i duhur për Champions League. Është një arsye për t’u ndier krenarë”.
“Unë bëj pjesën time dhe jam shumë i kënaqur, ka qenë një mbrëmje magjike. Atletico është një skuadër shumë e komplikuar, por edhe jemi një skuadër e fortë dhe e kemi treguar”.
“Në finale? Jo, është akoma herët për të folur për këtë”.
Cristiano Ronaldo ka kompletuar tetë hetrike në Ligën më të fortë në botë. /IndeksOnline/