11:46 / E Martë, 31 Gusht 2021 / B O

Ronaldo flet për herë të parë: U ktheva te United për të rishkruar histori, Sir Alex kjo është për ty!

Cristiano Ronaldo ka bërë statusin e parë pas rikthimit në Manchester United.

Superylli portugez ka thënë se rikthimin ia dedikon Sir Alex Fergusonit.

Ai ka thënë se gjithçka e mirë në karrierën e tij ka filluar nga United dhe se për këtë ka vendosur rikthimin.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pa fund për Manchester United. Vitet që kam kaluar në këtë klub ishin absolutisht mahnitëse dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja ari në historinë e këtij institucioni të madh dhe të mahnitshëm.
Unë nuk mund të filloj as t ‘ i shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi shoh rikthimin tim në Old Trafford të shpallur në mbarë botën. Është si një ëndërr e bërë realitet.

Kjo është absolutisht 100 % gjëja që ëndërroja!
Liga ime e parë në vend, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në Kombëtaren Portugeze, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca e parë e Artë dhe Ballon d ‘ Or i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time!
Unë jam këtu!
U ktheva aty ku e kam vendin!
Le ta realizojmë edhe një herë!
PS – Sir Alex, kjo është për ju” shkruan Ronaldo në njoftim./Indeksonline/