Ronaldo hap një hotel luksoz në Madrid, Georgina iu fton ta vizitoni!

Cristiano Ronaldo ka hyrë fuqishëm në botën e biznesit.
Ai sot ka bërë hapjen e njëri prej hoteleve më luksoze në Madrid, shkruan Indeksonline.
Georgina është kujdesur që të shfaqet joshëse duke vënë në pah bukurinë e saj.
Ajo u shpreh se është krenare për çdo arritje të burrit të saj.
“Urime @cristiano për hapjen e këtij hoteli ëndërr, në zemër të Madridit. ❤️ Unë jam akoma e ngazëllyer për atë që po ndërtoni, me kaq shumë përpjekje dhe guxim. Ju ftoj të vizitoni këtë hapësirë që do t’ju entuziazmojë dhe do t’ju bëjë të ëndërroni ?” shkroi ajo krahas imazhit./Indeksonline/