75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Ronaldo i bën një dhuratë luksoze rivalit të Tyson Furyt, para meçit të së shtunës

Francis Ngannou ndodhet në Arabinë Saudite për të bërë debutimin e tij në boks me kampionin e peshave të rënda, Tyson Fury. Në vendin e Lindjes së Mesme, Cristiano Ronaldo e priti në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ish-lojtari i Realit të Madridit, i cili aktualisht luan për Al Nassr, i dhuroi atij një orë të markës Jacob & Co të quajtur “Zemra e Ronaldos” me vlerë më shumë se 100,000 dollarë.

Cristiano Ronaldo dëshironte të befasonte ish-kampionin e peshave të rënda të UFC-së, Francis Ngannou. “Ylli” i Al Nassr, i cili jeton në Arabinë Saudite, e vizitoi luftëtarin nga Kameruni kur mbërriti në vend dhe i dhuroi një orë shumë të veçantë.

Në videon që ata kanë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si bashkëpronari i markës, Jacob Arabo, ia dorëzon Ngannou, i cili e pret me një buzëqeshje të madhe.