Ronaldo i Brazilit e arrin suksesin e madh, e rikthen në Ligë skuadrën e famshme

Në më pak se pesë muaj, fenomeni Ronaldo ka arritur të ngjisë në ligë dy skuadra të njohura. Fillimisht arriti të rikthej në La Liga skuadrën ku është pronar, Valladolidin.
Por, ish-sulmuesi legjendar mbrëmë ka festuar edhe një sukses të radhës.
Skuadra ku ai ka shumicën e aksioneve, Cruzeiro është rikthyer përsëri në elitën e futbollit brazilian.

Fitorja 3-0 ndaj Vasco De Gamas i mundësoi Cruzeiros rikthimin në elitën e futbollit brazilian. Me këtë fitore, Cruzeiro arriti në 68 pikë, me 15 epërsi ndaj Gremios.

“Kjo është vetëm qershia mbi tortë. Ne punuam shumë për të arritur këtë sukses. Urime lojtarëve, stafit trajner, ekipit tim administrativ, por mbi të gjitha këtyre tifozëve që vuajtën për gati tre vjet. Sot është dita e lavdisë. Faleminderit, dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj” ka thënë Ronaldo./Indeksonline/ KLIKO KËTU