75 Mall Live Search
13:27 / E Hënë, 27 Janar 2025 / L A

Ronaldo i del në krah Rivaldos në debatin me Neymarin

Kohët e fundit është bërë temë diskutimi debati i Rivaldos me Neymarin.

Legjenda braziliane Ronaldo i ka dalë në krahë ish-shokut të tij të ekipit, Rivaldo në debatin e fundit të këtij të fundit me Neymar Juniorin.

Ky i fundit ditë më parë tha se do të luante në ekipin e parë të Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës 2002, duke nënkuptuar se do ta linte në bankinë ish-futbollistin e Barcelonës dhe të Milanit, Rivaldon.

E Rivaldos në krah së fundmi i ka dalë edhe “Il Fenomeno”, i cili insiston se Neymar nuk do të mundë të luante titullar në atë ekip yjesh të “Seleçaos”.

“Unë e dua Neymarin, por ekipi i vitit 2002 ishte ekstremisht profesional dhe konkurrues. Do të ishte e pamundur ta zëvendësojë Rivaldon në atë ekip. Unë isha golashënuesi më i mirë i Botërorit sepse e kisha Rivaldon prapa meje. Neymar nuk do t’i përshtatej atij stili fizik dhe teknik të lojës”, deklaroi Fenomeni.