22:03 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ronaldo i dhuron tifozit të ri moment të paharrueshëm

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një djali të ri një moment shumë të bukur që nuk do ta harroj asnjëherë në jetë.

Pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Tottenham, sulmuesi i Juventusit e ftoi një tifoz të ri të ulej afër tij në bankën rezervë.

Ai është parë shumë i emocionuar pas këtij veprimi të portugezit.

Ronaldo shënoi golin e dytë në humbjen 3-2 nga finalistëve të Ligës së Kampionëve dhe u zëvendësua 3 minuta pas golit. /IndeksOnline/