75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ronaldo i emocionuar para ndeshjes kundër Ganës

Cristiano Ronaldo, ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen kundër Ganës e vlefshme për Kampionatin Botëror.

Portugezi ishte i emocionuar duke i rrjedhur lotët gjatë intonimit të himnit, shkruan IndeksOnline.

Arsyeja besohet të jetë pasi ky do të jetë Botërori i fundit për të.

Ky është Botërori i pestë i Ronaldos në karrierën e tij./IndeksOnline/