Ronaldo i jep fitoren Juves, 11 pikë para Napolit
Juventusi ka mposhtur Lazion me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 21-të të Serie A.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me autogolin e Emre Can në minutën e 59-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Cancelo në minutën e 74-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Golin e fitores për Juventusin e shënoi Cristiano Ronaldo nga penalltia në minutën e 88-të.
Ronaldo steal the headlines #LazioJuve pic.twitter.com/uWa3tyOlxX
— Franco (@Zuks_Franco) January 27, 2019
Me këtë fitore, Juve është e para me 59-pikë, 11 larg Napolit derisa Lazio mbetet e teta me 32 pikë. /IndeksOnline/