Ronaldo i jep fund bojkotit, pritet të rikthehet ndaj Al-Fateh
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka marrë vëmendje së fundmi.
Kjo për shkak të bojkotimit të tij të ndeshjeve me Al-Nassr, pasi shprehu kritikat ndaj pronarëve të klubit, Public Investment Fund (PIF).
Por sipas raportimeve të fundit, “CR7” ka vendosur që t’i jap fund bojkotit të tij dhe pritet të rikthehet në ndeshjen e radhës ndaj Al-Fateh.
Kjo vjen pasi që ai ka pranuar të luajë përsëri pasi u përmbushën kërkesat e tij kryesore, duke përfshirë pagesën e pagave të prapambetura dhe rivendosjen e autonomisë menaxheriale në klub./IndeksOnline/

