75 Mall Live Search
20:04 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Ronaldo i lumtur pranë djalit dhe të dashurës, nga Madeira

Cristiano Ronaldo padyshim se është një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Përpos suksesit të tij në fushën e gjelbër, ai është një personazh mjaft atraktiv dhe i dashur për publikun gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai është shfaqur shpesh herë nga vendlindja e tij në Madeira të Portugalisë, ku ka qëndruar në këtë kohë pandemie.

Njejtë ka bërë edhe në fotografinë e fundit që e ka publikuar, ku shihet përkrah djalit të tij dhe të dashurës, modeles Georgina Rodriguez. /IndeksOnline/