75 Mall Live Search
21:49 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ronaldo i madh ka një pyetje interesante

Amerikanët e “Rugbyn” e quajnë futboll ndërsa sportit më të bukur në botë i drejtohen si “soccer”.

Fjala futboll rrjedh nga gjuha angleze që për bazë ka lidhjen e dy fjalëve “foot” – “këmbë” dhe “ball” – “topi”, shkruan Indeksonline.

Njërin nga futbollistët më të mirë që ka njohur bota, Ronaldo ka bërë një pyetje interesante lidhur me këtë.

Ai ka ironizuar me faktin se amerikanët e quajnë futboll një sport që nuk luhet as me këmbë dhe as me top.

“A mundet dikush të shpjegojë pse e quajnë këtë futboll, nëse nuk është një top dhe ju nuk e luani me një këmbë?”, ka pyetur Ronaldo në Twitter. /IndeksOnline/