75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ronaldo i ofrohet Borusia Dortmundit

Cristian Ronaldo nuk është i kënaqur te skuadra e Manchester United dhe në vazhdimësi ka kërkuar largimin e tij nga klubi.

Ai dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve, dhe këtë mundësi në sezonin 2022/23 nuk ja ofron Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Portugezi është në kërkim të një skuadre të re dhe së fundi i është ofruar Borusia Dortmundit.

Sipas gazetes gjermane Bild, Ronaldo i është ofruar Dortmundit përmes agjentit të tij Jorge Mendes.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon të zgjasë karrierën e tij të suksesshme në Ligën e Kampionëve dhe këtë mund ta bëjë i veshur me fanellën e skuadrës së drejtuar nga Terzic, raportojnë mediat ndërkombëtare./IndeksOnlie/