75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Ronaldo i pandalshëm, shënon dy gola në Arabinë Saudite

Skuadra e Al Nassr ka shënuar dy gola ndaj Al Wehda në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Dy gola në këtë takim i shënoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan Indeksonline

Fillimisht Ronaldo shënoi në minutën e pestë, më pas golin e dytë e realizoi në minutën e 13’të pas një asisti nga Brozovic.

Kujtojmë që me këto dy gola, Ronaldo shkon në 31 shënime gjatë këtij sezoni me fanellën e Al Nassr në ligë./Indeksonline/