75 Mall Live Search
10:02 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Ronaldo i përgjigjet Mbappes pasi festoi me ”SIU”

Me penalltinë e tij të shndërruar në gol kundër Sevillas në fitore 2-0 të Real Madridit, Kylian Mbappe shënoi golin e tij të 59-të të vitit 2025 dhe barazoi rekordin historik të Cristiano Ronaldos.

Portugezi e vendosi këtë rekord në vitin 2013 me Real Madridin, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, Mbappe nuk hezitoi t’i bënte një homazh të përzemërt idhullit të tij, duke e falënderuar atë pasi siç kishte deklaruar, CR7 e ndihmoi të përshtatet në Madrid.


Në Instagram, ish-lojtari i Paris Saint-Germain postoi gjithashtu një fotografi duke festuar golin e tij në stilin e Cristiano Ronaldos, të shoqëruara me mesazhin “Beso në ëndrrat e tua.

Dhe pikërisht Ronaldo komentoi te postimi i Mbappes, duke shkruar ”Respekt”./IndeksOnline/