Ronaldo “i tërbuar”, Al Nassr eliminohet nga kupa saudite
Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr janë eliminuar nga Kupa Saudite e Mbretit.
Al Nassr u eliminua nga Al Ittihad, me rezultat 1:2, shkruan IndeksOnline.
Rezultati u përcaktua qysh në pjesën e parë, me të gjitha golat që u shënuan para pushimit 15-minutësh.
Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo u pa i tërbuar dhe tejet i nevrikosur me rezultatin.
Ai shkoi shpejt e shpejt në zhveshtore, duke diskutuar bashkë me një pjesëtar të stafit teknik të ekipit./IndeksOnline/

