10:28 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Ronaldo i vetëm më shumë gola se Barcelona në Ligën e Kampionëve

Ronaldo është vërshuar nga një lum krikitash këtë sezon, pasiqë nuk po arrin të shënoj gola në La Liga, me vetëm një sosh deri më tani.

Por, ndryshe nga La Liga, Ronaldo po e gjen golin dhe po thyen rekorde në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Real Madridi nuk mundi të kapte vendin e parë të renditjes në grup, Ronaldo ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje.

Ronaldo ka shënuar 8 gola në këtë fazë, ndërsa Barcelona gjithsej ka veëm 7 gola.

Një detaj ky që i bën madrilenët të mburren përballë rivalëve të tyre të përjetshëm, edhe pse në renditjen e La Ligës i shohin 10 pikë larg katalanasit.

Krahas shumë rekordeve që mban Cristiano mbi supe janë; golashënuesi më i mirë në një edicion (17) si dhe atë të golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 114 deri më tani. /IndeksOnline/