75 Mall Live Search
22:06 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ronaldo ia dhuron fanellën lojtarit qe e kopjoi në festimin e golit

Cesinha e ka kopjuar Cristiano Ronaldon teksa ai e festoi golin e tij në një mënyrë të ngjashme me legjendën portugeze.

Ronaldo nuk u duk shumë i impresionuar nga festimi i Cesinhas, por të dy lojtarët përsëri shkëmbyen fanellat në fund të kësaj loje, shkruan Indeksonline.

Cesinha shpjegoi veten te Ronaldo dhe ylli i Juventusit e lejoi ta ketë fanellën e tij si një ‘dhuratë’./Indeksonline/