Ronaldo ia fiton Juventusit 3 pikë të mëdha

Juventus fitoi 2-1 kundër Udineses për tu rikthyer në zonën e Ligës së Kampionëve.
‘Zonja e vjetër’ ishte në disavantazh deri në minutën e 83-të pas golit të Molinas, por gjeti inspirimin të rikthehej për të përmbysur rezultatin.
Cristiano Ronaldo realizoi 2 gola brenda 6 minutave për të fituar ndeshjen.
Juventus pozicionohet në vendin e 3-të me 69 pikë, dy më shumë se Napoli që është në vendin e 5-të.
/Indeksonline/