Ronaldo injoron ceremoninë e Topit të Artë, ja çfarë do të bëj ai sonte
5 herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka humbur shpresat për të fituar ‘Topin e Artë’ këtë vit.
Portugezi nuk ka pranuar të jetë pjesë e ceremonisë së “Ballon d’Or” që zhvillohet sonte në Paris, transmeton Indeksonline.
Mediumet italiane raportojnë që Ronaldo do të marrë pjesë në organizimin e Serie A-së, ku do të ndahen çmimet për futbollistët më të dallur nga edicioni i kaluar.
34 vjeçari është zgjedhur futbollsti më i mirë në Itali për stinorin 2018/19.
/Indeksonline/