75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo: Jam krenar që u shpalla më i miri në Serie A

Në kohë paralele Federata e Futbollit të Italisë dhe France Football organizuan ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve për më të mirët e vitit 2019.

Cristiano Ronaldo nuk udhëtoi në Paris për “Topin e Artë”, por qëndroi në Itali për të pranuar çminin ‘Lojtari më i mirë i vitit’ në Serie A, transmeton Indeksonline.

“Do të përpiqem të flas italisht. Jam krenar që konsiderohem më i mirë në Itali. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, lojtarët që votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se është një kampionat shumë i vështirë. Falënderoj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë i njëjtë” deklaroi Ronaldo.