75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Ronaldo jep lajmin e hidhur, tregon se kur mund të pensionohet

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se nuk ka edhe shumë vite të mbetura si futbollist, por ylli i Manchester United ka thënë se është i vendosur që të fitojë ende trofe dhe të vazhdojë të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë tani ka mbushur 37 vite, ku deri tani ka arritur që në karrierën e tij të vesh fanellat e Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit dhe Manchester United, përcjell K.

Pavarësisht moshës, Ronaldo vazhdon të jetë ende aktiv në futboll me standard të lartë të fizikut të tij, por sulmuesi portugez e ka pranuar se ditët janë drejt fundit deri te pensionimi i tij.

“Është e vështirë të them që nuk dua më shumë, sepse nëse jam te një klub që më ka dhënë mundësinë për të fituar më shumë, atëherë pse jo, po ashtu edhe me kombëtaren”, tha Ronaldo për “DAZN”.

“Unë jam i vetëdijshëm që nuk kam edhe shumë vite të mbetura si futbollist aktivë, katër ose pesë vite të paktën. Mbetet të shihet, dhe unë dua të fitojë më shumë trofe”, shtoi ylli portugez.

Në këtë sezon, që prej rikthimit te Manchester United, Ronaldo ka arritur të bëjë 30 paraqitje në të gjitha garat për gjigandin anglez, duke regjistruar 15 gola dhe tre asistime.