75 Mall Live Search
21:06 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / BA

Ronaldo Jr grumbullohet për herë të parë me ekipin U16 të Portugalisë

Cristiano Ronaldo Jr. është thirrur përsëri nga ekipi kombëtar i Portugalisë.

Pas thirrjes së tij të mëparshme dhe debutimit me gola për Portugalinë U15, djali i Cristiano Ronaldos tani është thirrur nga trajneri i U16, Filipe Ramos,  për Kupën e Federatës, e cila do të zhvillohet në Turqi nga 30 tetori deri më 4 nëntor.

Cristiano Ronaldo Jr. shënoi dy gola në katër ndeshjet e luajtura nga U15 në Turneun e Zhvillimit të mbajtur majin e kaluar.