18:05 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo – Juventus, të shtunën vendoset gjithçka!

Nuk është vetëm spekulim, Cristiano Ronaldo po i afrohet sa më shumë klubit italian, Juventus.

Sipas mediave në Spanjë dhe Itali, drejtori sportiv dhe menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, pritet të udhëtojnë drejt Madridit për ta finalizuar transferimin e Ronaldos, shkruan IndeksOnline.

Kampionët e Serie A, mezi presin që Ronaldo t’i bashkohet klubit dhe një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur gjatë ditës së shtunë.

Real Madridi pritet që ta pranojë ofertën 100 milionëshe për yllin portugez. Në anën tjetër, Ronaldo thuhet se është pajtuar me pagën vjetore 30 milionëshe./IndeksOnline/